Skip to content

Qeveria jep super lajmin/ Rama e KONFIRMON, tjetër BONUS për pensionistët. Shpërndarja nis më datën…

Qeveria ka miratuar këtë të martë një vendim të rëndësishëm për të gjithë pensionistët.

Kryeministri Edi Rama vendosi të japë për herë të parë një “bonus vere”, në masën e 5 mijë lekëve të reja apo 50 mijë lekëve të vjetra.

Related article  ‘Baywatch’ alum Donna D’Errico slammed for seductive snaps

Lajmin e ka bërë me dije ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka njoftuar se përfitues do të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve kurse shpërndarja e bonusit fillon nga nesër, datë 1 Korrik.

“Duke parë performancën e ekonomisë, 5 mujorin e parë të vitit, por dhe performancën e të ardhurave që janë mbledhur shtesë nga institucionet, ne vendosëm sot që të akordojmë një bonus për pensionistët. Ky do të jetë bonusi i verës me vlerë 5 mijë lekë. Do të akordohet për 777.200 qytetarë. Efekti financiar është 3.7 miliardë lekë dhe mbulohet i gjithë numri i përfituesve të pensioneve. Ne do të vazhdojmë të kemi një vëmendje të veçantë dhe të shtuar te të ardhurat e pensionistëve“, u shpreh Ministrja.

Related article  E majta në zi/ Ndërron jetë politikani legjendar
Published inNEWS