Skip to content

Lajm i trishte, mjeshtri i madh nderron jete

Pal Dedgjonaj, një ndër themeluesit e Ansamblit “Qiftelia” të Lezhës dhe Mjeshtër i Madh i artit dhe kulturës lezhjane, është ndarë nga jeta. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 26 Qershor.

Pali ishte një figurë e shquar e trashëgimisë kulturore, një mjeshtër i rrallë i instrumenteve folklorike frymore të trevës së Lezhës, të cilat i punoi dhe i promovoi me përkushtim të jashtëzakonshëm në skenat dhe Festivalet Folklorike Kombëtare që prej vitit 1968.

Related article  Trump issues dire warning to the people of Tehran — says 'Iran should have signed the deal'

Me aftësinë e tij të veçantë interpretuese dhe kontributin e çmuar artistik, ai është ndër themeluesit e Ansamblit “Qiftelia” të Lezhës.

Vepra dhe trashëgimia e tij artistike mbeten një pasuri e vyer për kulturën kombëtare dhe një krenari e përhershme për Lezhën.

Related article  Teen Lured Into Home of Man She Met on Snapchat, Held in Basement Before...

“Në këtë moment të dhimbshëm, Bashkia Lezhë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, si dhe për gjithë komunitetin artistik dhe Ansamblin “Qiftelia”. U prehsh në paqe, Mjeshtër i madh”, thuhet në njoftim.

Published inNEWS