Skip to content

Ngjarje e rende ne kufi, humbet jeten nje efektiv policie

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Pikën Kufitare në Morinë, nga ku mësohet se ka humbur jetën një nga efektivët e Kosovës, Rexhep Zenel Gashi.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij të cilët kanë reaguar në rrjet duke ndarë detaje nga ngjarja.

Referuar një postimi të bërë në rrjet nga i afërmi i policit, Jakup Gashi shkruan se aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit i mori jetën policit njëherazi dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraprakisht raportohet se polici kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur paprimtas është goditur nga një makinë, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Related article  “Pas të nxehtit priten stuhi intensive dhe përmbytje në…”/ shtang Lajda Porja

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Policia e Kosovës e cila bën me dije se efektivi është goditur nga një shofer shtetas shqiptar, i cili është ndaluar.

Sipas Policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:40, kur është raportuar se polici është goditur nga një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar, raportojnë mediat vendase.

Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer kontrollet e nevojshme. Ndërsa bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit.

Related article  Athena Strand's Killer Tanner Horner Will 'Face The Wrath of God,' Her Uncle Says Following FedEx Driver's Death Sentence

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, sqaron Policia vendase.

Në lidhje me ceremoninë mortore, familjarët e policit bëjnë me dije se do të japin detaje në vijm.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Rexhep Gashit për humbjen tragjike të njeriut të tyre.

E rëndë në Kosovë! Polici përplaset për vdekje

Postimi i të afërmit të Rexhep Zenel Gashit:

Related article  Trump Says Iran Will Be 'Blown Off the Face of the Earth' if They Fire on US Boats in Strait of Hormuz

Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri(vëllau) yne Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të paster kur u godit nga një veturë.

Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.

Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin e Tij.Amin.

Published inNEWS