Skip to content

Detaje nga ngjarja e rende ne Jug te Shqiperise!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Jalë, ku një person ka humbi jetën pas një aksidenti brenda dhomës së hotelit ku po qëndronte.

Sipas të dhënave të deritanishme, viktima dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën me forcë. Menjëherë pas incidentit, shërbimi mjekësor mbërriti në vendngjarje, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas e transportoi drejt Spitalit të Himarës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.

Related article  “Nuk do ekzistojë më!”/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në Shqipëri…

Policia e Himarës ka bërë të ditur se goditja në kokë ka shkaktuar dëmtime të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe trauma cerebrale, të cilat nuk i lanë viktimës mundësi për mbijetesë. Hetimet kanë nisur për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident.

Related article  Jinger Duggar Says 'It's Been a Heavy Season That Reopened Old Wounds' amid Brother Joseph Duggar's Child Molestation Charges
Published inNEWS