Skip to content

Banorët e Durrësit ngrihen në protestë

Banorë të qytetit bregdetar u mblodhën pasditen e sotme për të protestuar në heshtje, para Bashkisë së Durrësit, kundër vendosjes së parkimit me pagesë në rrugët e qytetit, pas thirrjes së bërë në rrjetet sociale.

Protestuesit kundërshtojnë zbatimin e sistemit të parkimit me pagesë në zonat A dhe B, ku Bashkia pritet të nisë së shpejti aplikimin e tarifave. Në qytet këtë muaj ka nisur vijëzimi me blu i rrugëve kryesore të qytetit.

Related article  E pranon vetë? Vjen lajmi i bukur, Arbana Osmani do të RIKTHEHET në ekran? Ja postimi që…

Sipas tyre, kjo masë nuk do të zgjidhë problemin e mungesës së vendeve të parkimit në Durrës, por do të rëndojë edhe më shumë buxhetin e qytetarëve, duke rritur kostot e përditshme të jetesës.

Related article  King Charles and Queen Camilla Continue U.S. Trip in New York City with Tribute to 9/11 Victims

Banorët argumentojnë se qyteti vazhdon të vuajë nga mungesa e hapësirave publike për parkim dhe nga një transport urban i pamjaftueshëm, ndaj vendosja e tarifave, pa u krijuar më parë alternativa dhe infrastruktura e nevojshme, nuk përbën zgjidhje, por vetëm një barrë të re financiare për qytetarët.

Related article  Rama në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit, nisen drejt Kuvendit

Vendimi i Bashkisë miratuar 2 vjet më parë në Këshillin Bashkiak përcakton tarifën 100 lekë/orë në rrugët e sheshet publike të zonës A dhe 40 lekë/orë në zonën B.

Published inNEWS