Skip to content

Qeveria jep lajmin e madh per rritjen e pensioneve, ja shumat e plota

Në mbledhjen e ditës së sotme, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta, si edhe përfitimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, të indeksohen me 2.7%, duke nisur nga 1 korriku.

Lajmi u bë i ditur fillimisht gjatë konferencës për mediat nga ministrja Delina Ibrahimaj, ndërsa më pas janë publikuar edhe detaje të reja.

Ky indeksim, i cili konsiderohet një kompensim për rritjen e çmimeve, sidomos gjatë këtij viti, kur inflacioni ka kaluar nivelin 3% për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme që sollën rritje të çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera edhe në Shqipëri, do të prekë drejtpërdrejt mbi 900 mijë qytetarë shqiptarë.

Related article  Bondi Calls Out Sick After Bombshell Report Claims AG Told Trump He Was in Epstein Files: Video

Sipas kësaj rritjeje, pensioni mesatar urban i pleqërisë, i cili sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ishte 20 mijë e 123 lekë në fund të vitit 2025, me një indeksim prej 2.7% do të rritet me 543 lekë në muaj, duke arritur në 20 mijë e 666 lekë.

Related article  ‘Bribery Charges’: Abbott Tees Off On Dems Who Fled State Over Redistricting

Sa u përket pensioneve në zonat rurale, ato pritet të rriten nga 11 mijë e 878 lekë në 12 mijë e 199 lekë.

Por, Qeveria ka njoftuar se pervec pensioneve ndormale do te kete rritje edhe per pensionet e invaliditetit. Keshtu,pensionet e invaliditetit në zonat urbane do të rriten me 537 lekë, ndërsa ato në zonat rurale me 279 lekë.

Related article  Ngjarja ne Tirane qe tr*nditi te gjithe banoret dhe kalimtaret

Vlen të theksohet se ky është indeksimi i parë që nga viti 2022 që kryhet sërish në muajin korrik. Gjatë viteve të fundit, indeksimi është bërë në muajin tetor, duke bërë që pensionistët të prisnin disa muaj më shumë për përfitimin e rritjes.

Ky vendim është marrë për të zbutur ndikimin e rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit gjatë viteve të fundit.

Published inNEWS