Skip to content

Ndahet nga jeta ne moshe te re profesor Edi, mesuesi i dalluar i Klosit

Një lajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme, pasi arresti kardiak i ka marrë jetën në moshë të re mësuesit të Klosit, Edmond Nikollajt.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët përmes një postimi të bërë në rrjet bëjnë me dije se sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit profesor Edit.

“Me dhimbje të thellë përcjellim sot për në banesën e fundit, mësuesin, kolegun dhe mikun e nderuar, Edmond Nikollaj, i cili u nda papritur nga ne, pas një arresti kardiak” shkruhet në postimin e bërë nga faqja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar të Klosit.

Related article  Elon Musk Puts His AI Company’s Employees Under Surveillance

Ikja e profesor Edit në mënyrë tragjike, ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjarët, kolegët e miqtë e tij. Këtë të fundit e kujtojnë atë si një ndër mësuesit më të përkushtuar në mësimdhënie e një familar shembullor.

Neësbomb.al shpreh ngushëllime familjes për humbjen tragjike të njeriut të tyre.

Reagimi për ndarjen nga jeta të mësuesit Edmond Nikollaj:

Me dhimbje të thellë përcjellim sot për në banesën e fundit, mësuesin, kolegun dhe mikun e nderuar, Edmond Nikollaj, i cili u nda papritur nga ne, pas një arresti kardiak.

Related article  “Baby Boomer Contest” Post Goes Viral with List of 20 Classic Activities

Për shumë vite me radhë, Ai shërbeu me përkushtim si mësues në institucionet arsimore të ZVAP Klos, duke lënë gjurmë të çmuara në edukimin e brezave të tërë të nxënësve. Me profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e tij, profesor Edi fitoi respektin dhe vlerësimin e kolegëve, nxënësve dhe të gjithë komunitetit.

Në vijim të rrugëtimit të tij profesional, ai dha një kontribut të rëndësishëm edhe si përgjegjës për arsimin parashkollor në Sektorin e Arsimit pranë Bashkisë Klos, duke punuar me të njëjtën ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për arsimin.

Related article  'Wasted money' - Strikes on Iran did not destroy nuclear sites

Sot, teksa e përcjellim për në banesën e fundit, përulemi me respekt dhe mirënjohje për jetën dhe punën e tij, duke ruajtur me nder kujtimin e një njeriu të mirë, një kolegu të çmuar dhe një familjari shembullor.

Në këto çaste të vështira, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Klos u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

I paharruar qoftë kujtimi i Tij!

Published inNEWS