Skip to content

“Do ta jap pasurinë time për Ilir Metën”, avokati Cakrani: Donin ta el minonin, por ja si shpëtoi

Ilir Meta është presidenti më i mirë që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite. Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokat i kreut të PL-së. Në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme ndaj Ilri Metës dhe Monika Kryemadhit, Cakrani theksoi se Meta nuk i ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Me i ndershmi nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. Nuk ka dhënë as PPP, as i lidhur me mafien dhe as ka bërë ligje personale. Koha është ilaçi më i mirë që do i shërojë të gjitha. Ne do ta bindim gjykatën që të marrë një vendim të bazuar në prova”.

Related article  I died for two minutes and was brought back to life... these are the shocking things I saw

Në fjalën e tij para gazetarëve, avokat Cakrani i qëndroi deklaratës së tij të mëhershme se do të japë pasurinë e tij për Ilir Metës. Ai tha se këtë pasuri dhe mbrojte ia jep presidentit të vendit të tij, i cili sipas Cakranit mbushi sheshin më 2 mars se donin ta eliminonin.

Related article  Gruaja shkon të shesë unazën për të mbyllur muajin, veprimi i shitësit ka mahnitur botën

“Jam nga Suat Beu dhe nuk e kam problem që ti lija 50 mijë euro nga prona ime. Ju e dini përgjigjen unë vij nga familje e pasur nuk ia lë metës por ia lë presidentit të vendit tim. Unë nuk mbroj Ilir Metën, por unë mbroj presidentin e Shqipërisë që ka ushtruar detyrën nga 2017 deri ën 2022 dhe si askush tjetër mbushi sheshin në 2 mars se ishin ngritur kundër tij ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”. (A2 Televizion)

Related article  Tupac's Half-Brother Files Civil Suit Against Man Charged with Murdering Rap Legend, and Subpoenas Are Coming Regarding Netflix Diddy Doc
Published inNEWS