Skip to content

Andi Bushati i gjen tre ‘hallet’ e renda te Rames! Ja cfare po fshihet pas…

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se qeveria po përpiqet të devijojë vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, duke e zhvendosur debatin te figura të veçanta që kanë marrë pjesë ose kanë mbështetur protestën.

Ne kete menyre Andi Bushati thote se tre ‘hallet’ e Rames per momentin jane Dritan Goxhaj, Ikballe Huduti dhe flamuri i izraelit dhe kryeministrit duke u marre me to ne te vertete po fsheh revolucionin qe po ndodh ne shesh.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpreh se emra si Dritan Goxhaj apo Ikballe Huduti po përdoren për të shmangur diskutimin mbi çështjet që, sipas tij, kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.

Related article  Lajmi i fundit, tronditen socialistet/ Ish-ministri merr denimin e rende, denohet me 24 vite burg. Emri

“Ai Goxhaj, Ikballe etj. janë një nga 300 mijë njerëzit. Pikërisht për të mos u marrë me problemet, i merr Rama dhe na i sjell në studio. Pse duhen këto? Duhen sepse ata 200 mijë veta na kanë çliruar për të folur për gjëra të tjera, si lidhjet e familjes së presidentit amerikan përmes Ramës me një trafikant si Artur Shehu”, deklaroi Bushati.

Sipas analistit, protesta ka arritur të sjellë në qendër të debatit publik tema që, sipas tij, janë shmangur prej vitesh.

“Këto ditë po flitet dhe po vërtetohet se gjysma e parave që kanë ndërtuar kullat e Tiranës janë para droge. A duhet të dalë një qytetar që punon gjithë ditën në rrugë, sepse nuk arrin të blejë apo të marrë një shtëpi me qira? Këto janë gjërat për të cilat duhet të flasim dhe ky është suksesi i protestës”, u shpreh ai.

Related article  Former House Speaker Nancy Pelosi Hospitalized Abroad Following Incident During Official European Trip!

Bushati e cilësoi protestën si një “festë lirie”, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një makineri propagande për të mbrojtur pushtetin.

“Rama ka investuar në makineri propagande si Top Channel, Klan, Vizion Plus, për të ruajtur status quo-në. I kanë ushqyer me inceneratorë, koncesione e tunele ku vidhet. Kjo është një arritje e protestës. Një shoqëri që duhej mbajtur si në një akuarium. Ky është tharmi i revolucionit dhe që të mos flasim për revolucionin, flasim për Goxhajn, Ikballen apo flamurin e Izraelit”, tha Bushati.

Related article  Supreme Court Hands Trump a Major Win - Government Fat Cats Should Be Terrified

Në fund, analisti hodhi poshtë pretendimet se protesta mund të lidhet me një rrezik islamik apo ndikime të ngjashme.

“Të hedhësh në këtë studio tezën se kjo mund të rrezikojë një revolucion islamik është absurde. Nëse do të kishte një rrezik të tillë, para Mahmutit do ta kishin marrë vesh mediat e botës dhe shërbimet inteligjente. Këtu kemi një protestë kundër kastës së vjetër”, deklaroi Bushati.

Published inNEWS