Skip to content

Të shtëna me a rmë zjarri në Shkodër, ja çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në kryeqendrën e veriut. Ngjarja sapo ka ndodhur dhe shërbimet e Policisë së Shkodrës dhe ato të emergjencave, janë nisur drejt vendit ku është shtënë me armë.

Sipas burimeve paraprake nga kryeqendra e veriut, tA shtënat me armë janë regjistruar në zonën e njohur si ish-Fabrika e Miellit, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për viktima.

Related article  Grida nuk është rrëzuar nga shkallët e Top-it, i ra të fikët tek grimi, ja çfarë po ndodh me shëndetin e saj që askush nuk e tha

Dyshimet janë se është qëlluar me armë zjarri në ajër për shkak të ndonjë konflikti të çastit apo për motive banale.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shërbimet e

Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder

Megjithatë, shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë krijuar një perimetër sigurie, për të zbardhur rrethanat e të shtënave dhe për ndalimin e personit apo personave që kanë qëlluar me armë.

Related article  Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, Porja: Behuni gati, ne kete dite temperatura do shkoje mbi 40 grade!

Dy ditë më parë, kryepolici Dashamir Spaho është prezantuar si drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke marrë detyrën pas largimit të Gentian Berberit. Ai është prezantuar nga vetë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Published inNEWS