Skip to content

Rrefehet babai i te mitures qe humbi jeten ne plazhin e Lezhes

Ka folur për herë të parë babai i njërës prej dy vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Tales, në një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Mes dhimbjes së madhe për humbjen e vajzës së tij, ai ka rrëfyer momentet e fundit para tragjedisë, duke treguar se e bija kishte këmbëngulur shumë që atë ditë të shkonte në plazh me familjarët.

Related article  Cruel reactions force parents to remove baby’s rare birthmark

“Vajza m’u lut shumë atë ditë për të shkuar. Nuk e kisha lënë asnjëherë më parë të shkonte në det, ishte hera e parë”, është shprehur ai për emisionin “Me Zemër të hapur”, teksa ka rrëfyer më tej se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ai ndodhej në qytetin e Durrësit dhe se familjarët nuk ia kishin dhënë menjëherë lajmin e kobshëm.

Related article  Former House Speaker Nancy Pelosi Hospitalized Abroad Following Incident During Official European Trip!

“Kur ndodhi ngjarja isha në Durrës. Më njoftuan se vajzat nuk ishin mirë. Vajzat kishin hyrë në det pa i treguar askujt. Tezja e njërës prej tyre ishte aty, ndërsa kunata ime ishte me bashkëshortin”, rrëfen ai.

Related article  Prill do të jetë muaji i fatit për këto shenja te Horoskopit sipas Paolo Fox

Dy kushërirat, Jonida Dajlani, 9 vjeçe, dhe Adelajda Misha, 11 vjeçe, humbën jetën mesditën e 19 qershorit në plazhin e Tales, pasi u futën në det për t’u larë. Sipas familjarëve, vajzat kishin hyrë në ujë pa njoftuar të rriturit, ndërsa dallgët e forta ua bënë të pamundur daljen në breg.

Published inNEWS