Skip to content

Erion Brace ben reagimin e fundit per te ardhmen e tij tek Partia Socialiste

Pas ikjes se deputetes se PS, Marjana Koceku, e cila vendosi te mos jete pjese e socialisteve, Kryeministri Edi Rama paralajmeroi se nga partia mund te kete ikje te tjera gjate kesaj periudhe, pikerisht njerez qe edhe jane te ndikuar nga protesta ne vend.

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Partia Socialiste, ndërsa shton se dhe kur ka menduar se qeverisja e vendit ka nevojë për pëmirësime, ai ka reaguar shumë herë.

Në një video-mesazh të publikuar pasditen e kësaj të marte, Braçe tha se ai do të vijojë  të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe të mirën e atyre njerëzve që i besuan atij votën. Ndërsa sjell në kujtesë kontributin që ka dhënë ndër vite, çka i ka rritur atij pikë në politike, pasi falë punës së bërë në 35 vite, ai njihet nga të gjithë njerëzit si deputet.

“Unë nuk kam arsye që të largohem nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e Shqipërisë se  më tepër të dal i pavarur. Duhet të ketë çdo gjë logjikë. Askush prej jush nuk do e besojë që unë do të jem i pavarur. Kam prej 35 vite që militoi si socialist. Unë nuk jam një njeri neutral. neutraliteti duhet të ishte elementi kyç i pavarur. Për të vërtetat unë mbaj qëndrime nuk i bëj bisht.

Nuk jap dorëheqjen si deputet i Kuvendit  të Shqipërisë,. jam deputet i zgjedhur me votë. por dhe për të respektuar ata njerëz që më zgjodhën një për një që më zgjodhën të bëj këtë punë. Sot unë nuk di njeri që në njësinë pesë të mos dinë se kush është deputeti. Nuk di njeri në Tiranë që mos ta dijë se Erion Braçe është deputet” u shpreh Braçe.

Related article  The Spiritual Meaning Of Waking Up At 1AM, 2AM, 3AM, 4AM, And 5AM

Në përmbyllje të reagimit të tij, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye që të largohet nga PS-ja, Braçe theksoi se nuk e ka të nevojshme që t’i bashkohet protestës qytetare e cila sot hyn në ditën e 24-të të saj.

Related article  Two planes smash into each other in tragic mid-air collision at training school

Deputeti përmbyll fjalën e tij thënë se në çdo moment që ka vërejtur që vendimmarrjet e PS-së nuk kanë qenë me rezultat të mirë, ai ka reaguar, njëjtë siç reagoi dhe në mbledhjen e mbajtur ditën e shtunë mes socialistëve.

Fjala e Erion Braçes: Unë nuk kam arsye që të largohem nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e Shqipërisë se  më tepër të dal i pavarur. Duhet të ketë çdo gjë logjikë. Askush prej jush nuk do e besojë që unë do të jem i pavarur. Kam prej 35 vite që militoi si socialist.

Unë nuk jam një njeri neutral. neutraliteti duhet të ishte elementi kyç i pavarur. Për të vërtetat unë mbaj qëndrime nuk i bëj bisht. Nuk jap dorëheqjen si deputet i Kuvendit  të Shqipërisë,. jam deputet i zgjedhur me votë. por dhe për të respektuar ata njerëz që më zgjodhën një për një që më zgjodhën të bëj këtë punë. Sot unë nuk di njeri që në njësinë pesë të mos dinë se kush është deputeti. Nuk di njeri në Tiranë që mos ta dijë se Erion Braçe është deputet.

E treta gjë, jo unë  nuk dal në protestë, unë nuk jam nga ata deputetët që shihi atje,. unë jam deputet i PS-së Shqipërisë që kam zërin tim, angazhimi tim publik. Të mbështetur fort në të vërtetën dhe atë që qytetarët kërkojnë përballë partisë, qeverisë sime.

Si të shtunën për 30 minuta ndejta në mbledhjen përballë socialistëve. Kam hapësirën për të mbajtur qëndrimet e duhura, për të kundërshtuar, për të miratuar, propozuar e debatuar mbi propozimet e mia. Edhe pse rrëzohesh njëherë, jeta vazhdon. Nuk është nevoja për të dal në bulevard për t’i folur qeverisë sime. Po e përsëris, do e bëj siç e bëra ditën e shtunë përballë qeverisë sime, partisë sime.

Published inNEWS