Skip to content

Ia v rau djalin pa meshire, zbulohen fjalet TR ONDITESE qe vr asësi u tha prindërve të Eglantit!

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja tronditëse mbi vrasjen e Eglant Koçit nga miku i tij, Armand Shakaj, një krim që sipas hetimeve u pasua nga përpjekje për të fshehur gjurmët duke zhdukur trupin në majën e Korrës.

I ftuar në një studio televizive Çelmeta tregoi se menjëherë pasi kishte dalë nga komisariati, Shakaj ishte përballur me miq dhe familjarë të viktimës, të cilët e kishin pyetur për praninë e tij në polici.

Sipas gazetarit, autori i dyshuar u kishte thënë se ishte marrë në pyetje vetëm si person që kishte dijeni për ngjarjen, pasi kishte komunikuar me Eglant Koçin ditën e zhdukjes.

Related article  My son suddenly noticed a painful lump on the side of his neck that appeared overnight, and he’s quite worried. The pediatrician is closed for the weekend—any advice?

Madje, sipas Çelmetës, Shakaj kishte shkuar edhe më tej, duke u kërkuar familjarëve që ta njoftonin nëse Koçi kthehej në shtëpi, duke u shtirur si i shqetësuar për të.

“Sapo ka dalë nga komisariati është ndeshur me miq, të afërm, familjarë të Eglant Koçit, autori i krimit, dhe e kanë pyetur po ti çfarë do në komisariat. U ka thënë se e kanë pyetur si person në dijeni, pasi atë ditë kishte folur në telefon me Eglantin. Madje u ka thënë të afërmve, kur të kthehet Eglanti në shtëpi i thoni të më telefonojë pasi jam shumë i shqetësuar dhe kam humbur kontaktet. Pra autori i krimit u kishte thënë këto fjali të afërmve të Eglantit. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe brenda 24 orësh zbuloi që Armand Shakaj ishte autori i dyshuar. Ai kishte nuhatur që policia po e zbulonte krimin, edhe pse në kokën e tij djallëzore, mënyra se si e kishte fshehur trupin, kishte menduar se nuk do gjendej kurrë. Ai e çoi në lartësinë më të madhe, në majën e Korrës, për ta zhdukur. Policia ka pajisje të sofistikuara për sinjalizimin e telefonit celular. Janë zbuluar fshatrat ku ka pulsuar celulari dhe janë pyetur banorë të zonës dhe një bari që kishte parë automjetin e Shakajt”.

Related article  LAPSI.al! Prapaskenat e mbledhjes: Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”
Published inNEWS