Skip to content

Ngjarje e rende ne oret e para te mengjesit te sotem ne kryeqytet

Një familje prej katër anëtarësh është shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga njësitë e shërbimit zjarrfikës të kryeqytetit, pasi apartamenti i tyre në zonën e njohur si Pallatet e Arabit në Laprakë.

Ora shënonte 03:03 kur Shërbimi Zjarrfikës u njoftua për një zjarr në rrugën “Bernard Bilota”, te Pallatet e Arabit, në hyrje të Laprakës. Flakët kishin përfshirë banesën ku, në ato momente, ndodheshin 4 personat, dy prindër dhe dy fëmijë të vegjël.

Related article  US Deportations to El Salvador Double as Bukele, Trump Continue to Clean up Crime in Both Countries

Mes ankthit dhe frikës, u realizua evakuimi i tyre nga ballkoni i komshiut, duke shmangur një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa tragjike. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes dhe reagimit në kohë nga shërbimi zjarrfikës, nuk pati persona të lënduar.

Related article  Never-before-seen footage from Trump assassination attempt in Butler

“Çdo alarm nuk është thjesht një thirrje për ndihmë-pas tij ka jetë njerëzish, familje dhe shpresë që duhet mbrojtur me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim”, njoftojnë zjarrfikësit e Tiranës, teksa ndajnë pamje nga ndërhyrja në apartament.

Published inNEWS