Skip to content

Do të japë doreheqjen?! Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS me urgjencë, zbulohen detajet

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave, sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania Eksiola Shehu.

Lajmërimi për takimin u është dërguar deputetëve vetëm pak më parë.

Mbledhja vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Related article  Pakenaqesi brenda rradheve te socialisteve

Po ashtu, takimi zhvillohet në një kohë kur mazhoranca përballet edhe me largimin e një deputeteje nga radhët e saj, atë të Marjana Koçekut që kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës.

Related article  Kerkohet doreheqja me urgjence, cfare po paralajmeron Edi Rama? Postimi i tij i fundit TRAZON rrjetin

Takimi shënon edhe rikthimin e mbledhjeve të përmuajshme të grupit parlamentar socialist, të cilat nuk janë zhvilluar prej muajit prill. Mbledhja e fundit e grupit është mbajtur pikërisht në prill, ndërsa tashmë socialistët rikthehen në formatin e zakonshëm të konsultimeve politike.

Related article  WNBA's Angel Reese threatens to sit out: “If y'all don't give us what we want, like we sitting out"

Në takim pritet të marrin pjesë deputetët e mazhorancës, ndërsa në fokus do të jenë çështje që lidhen me agjendën politike dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim./euronews

Published inNEWS