Skip to content

Rama përgëzon qytetarët për mbrojtjen e flamingove: Problemi qëndron te mosndarja e sorrave që përndjekin Shqipërinë nga zogjtë rozë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mesditën e kësaj të enjte në lidhje me protestën që po mbahet në Tiranë për mbrojtjen e flamingove, për të cilën përgëzon qytetarët. Nje veprim ky qe as qytetaret nuk e prisnin de as ata mijra njerez qe formojne protesten gjigande.

Ndërsa shton se qëllimet e mira, ashtu siç janë investimet amerikane në vendin tonë, shndërrohen në të këqija në momentin kur nuk matet realiteti.

“Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej kryeministri shfaq simpatinë e tij për qytetarët të cilët protestojnë me flamingot rozë në shesh, për të cilat shkruan se ngjallin shumë hijeshi në krahahasim me demostrimet politike që janë të varfra në argumente.

Related article  Red Dots on Your Skin? Here’s What They Could Be Trying to Tell You

“Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe” shton më tej Rama.

Në përmbyllje të reagimit të tij kryeministri Edi Rama shkruan se problemi i vetëm në këtë mes mbetet mosndarja e sorrave nga flamingot, që shkakton kështu një zbehje të bukurisë së zogjve ngjyrë rozë që së fundmi janë shndërruar në simbol të protestës.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.

Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.

Related article  The former governor Blasts Trump’s Epic Epstein Files Backfire

Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin.

Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Related article  Kujdes para se të udhëtoni! Shteti evropian vendos rregulla të reja për hyrjen në vend

Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”.

Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.

Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!

Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…

Published inNEWS