Skip to content

Ngjarje e rende ne zonen turistike te Syrit te Kaltert

Një aksident është regjistruar pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq, ku dy persona kanë përfunduar në një humnerë pasi humbën kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve është shtetas i huaj. Të dy personat kanë rënë rreth 15 metra poshtë rrugës, në një terren të vështirë dhe të pjerrët, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave të shpëtimit.

Related article  Kujdes ne kete qytet ne Shqiperi, Kthehet dimri në kulmin e nxehtësisë së korrikut, ja çfarë ndodhi

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Urgjenca Mjekësore, të cilat organizuan operacionin për nxjerrjen e të aksidentuarve nga humnera.

Related article  India’s most wanted terrorist arrested after being released into US under Biden

Fatmirësisht, pavarësisht rënies në thellësi, të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Pas shpëtimit, ata u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.

Related article  Befasuese cfare nis nga sot

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e motorit nga rruga.

Published inNEWS