Skip to content

Rama mbledh nesër me urgjencë Kryesinë dhe grupin parlamentar

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Sipas informacioneve, në Partinë Socialiste nesër do të zhvillohet një mbledhje e kryesisë në orën 09:30, e ndjekur nga mbledhja e grupit parlamentar në orën 10:00.

Related article  Aksident me vd ekje, qytetari humb jetën pasi përplaset nga një makinë

Ndërkohë, bëhet me dije se Koçeku nuk ka qenë e pranishme as në festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, të zhvilluara në sheshin “Italia” në Tiranë.

Related article  A do të kemi borë, parashikimet e para për dimrin 2026/27

Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjta që para angazhimit në politikë, duke nënvizuar se ato përcaktojnë kufijtë e saj politikë.

Related article  Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, nis hakmarrja nga…

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

Published inNEWS