Skip to content

Gramoz Ruçit i “shembet çatia” mbi kokë! Djali i tij i bën veprimin që Edi Rama nuk do ia “falë”! Ja çfarë ndodhi në mes të ditës

jë postim i publikuar në rrjetet sociale nga Ledio Ruçi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta.

Në një InstaStory, ai ka shpërndarë një fotografi që ka qarkulluar gjerësisht ditët e fundit në internet. Në imazh shihet një banderolë e vendosur në ballkonin e një banese me mbishkrimin “Nuk ka shtet”, mesazh që është interpretuar në mënyra të ndryshme në rrjet.

Related article  Shkoi të notonte me 4 shokët po nuk doli i gjallë në Shëngjin! Ja kush është i riu që humbi jetën, detajet që iu mbushin në lot

Publikimi vjen vetëm pak kohë pasi Gramoz Ruçi u nderua me një dekoratë nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Related article  Trump’s Epstein Plea Sets Embarrassing Truth Social Record

Megjithëse Ledio Ruçi nuk ka shoqëruar postimin me ndonjë koment apo sqarim, shpërndarja e fotos ka tërhequr vëmendje për shkak të debatit publik që po zhvillohet rreth projektit turistik të parashikuar në zonën e Zvërnecit.

Në javët e fundit, çështja ka nxitur reagime të shumta qytetare dhe protesta në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar më shumë informacion dhe transparencë mbi projektin. Protestat kanë vijuar në mënyrë të përsëritur, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related article  Teen Girl Described as 'Too Good for This Earth' Dies in Accident Outside Her Church Just Weeks Before 16th Birthday

Në këtë kontekst, postimi i Ledio Ruçit është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar interesin mbi mesazhin që përcjell fotografia e shpërndarë prej tij.

Published inNEWS