Deputeti socialist Erion Braçe është shpallur i pafajshëm me një vendim të Gjykatës së Posaçme, pas padisë për shpifje që kishte depozituar ndaj tij një biznesmen i identifikuar si Anduel Çekrezi.
Ndaj deputetit socialist, është bërë një kallëzim nga biznesmeni Anduel Çekrezi, në kuadër të një konflikti të gjatë pronësie në zonën e Imshtës në Lushnje. Çështja ka të bëjë me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik.
Biznesmeni ka paraqitur dokumentacionin përkatës të pronësisë, duke pretenduar se toka është blerë në mënyrë të rregullt, kurse deputeti Braçe këmbëngul se bëhet fjalë për tokë publike, madje duke pretenduar se është privatizuar edhe një pjesë e lumit.
Situata mori vëmendje pas denoncimeve publike të deputetit, i cili pretendon se toka pranë lumit Seman, e përdorur tradicionalisht nga banorët, po merret në mënyrë të paligjshme për interesa private. Në anën tjetër, biznesmeni kundërshton këto pretendime dhe i është drejtuar drejtësisë për të sqaruar ligjshmërinë e pronësisë dhe dinjitetin qytetar.

Sot, Gjykata e Posaçme ka dëgjuar të dyja palët dhe avokatin mbrojtës të biznesmenit Anduel Çekrezi, duke rrëzuar pretendimet për shpifje ndaj Erion Braçes dhe i ka dhënë këtij të fundit pafajësinë.
“Ky proces gjyqësor nuk ka lindur si debat politik. Viktima nuk paraqitet si figurë publike por si një qytetar qe kërkon të ushtrojë të drejtat e tij. Në një shoqëri demokratike si kjo e jona, qytetari duhet të mbrohet dhe kur prirja është që deklarimet e një deputeti mbështeten në fakte të provuara. Zoti Anduel Çekrezi dhe vëllai i tij disponojnë tituj të plotë pronësie, të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe të pagoditura në gjykatë. I akuzuari deklaron se IMSH ka dalë pronari, se pronarët marrin tokën e lumit dhe kjo është një akuzë diskriminuese. Krijohet narrativa se Çekrezi nuk është pronar por përfitues i pronës publike. Deklarimi rezulton i pavërtetë“, tha avokati i Anduel Cekrezit.
Anduel Çekrezi: Sot nuk dua të ndalem tek argumentet juridike, por dua të flas si qytetar. Kam ardhur në Tiranë 14 vjeç, nuk kam patur asnjë përfitim nga pasurie publike apo privilegji shtetëror. Për mua kjo çështje s’ka qenë kurrë një çështje për pronën, jam denigruar nga një funksionar i lartë qe ka mbajtur detyrën deri zv. kryeministër. Ligji mbron reputacionin e qytetarit. Gjatë viteve kam ndërtuar marrëdhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Për këtë arsye kur që qytetar denigrohet, dëmi prek gjithçka që qytetari e ka ndërtuar me mund dhe djersë. Për këtë pronë janë kryer qindra verifikime. Ajo që më ka bërë përshtypje nuk ishte diskutimi mbi të drejtën e pronësisë, por na u sugjerua të hiqnim dorë. A ka të drejtë një pushtetar të orientojë politika investimi e më pas të etiketojë? Kuptova që problemi nuk ishte toka që kisha blerë. Unë frikë nuk kam, dhe mesazhi i qartë që duhet të dalë nga kjo gjykatë është se shpifja nuk mund të përdoret për të nënshtruar.
Erion Braçe: Shumë faleminderit qe më lejoni që këtë çështje ta zgjidh në rrugë gjyqësore. Faleminderit që erdhi momenti që këtë çështje ta diskutojmë këtu në gjykatë. Në vendin tonë mund të flasësh të flasësh dhe ke përpara zyrtarë që nuk përmbushin ligjin, edhe kur ti i thua qe ka një ligj në fuqi ata përsëri thonë nuk e njoh atë ligj. Kështu që kjo është një mundësi shumë e mirë. Se thelbi i padisë qe është kryer ndaj meje në cilësinë e deputetit, por synon të legjitimojë arë pronën atje dhe qe synon ti mbyllë gojën një deputeti të republikës.
