Skip to content

E TURPSHME cfare thote Iris Luarasi për protesten e “Zvërnecit”: Në këtë rast është…

Pedagogia dhe deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi ka analizuar zhvillimet e fundit lidhur me protestat të cilat po mbahen në Tiranë, të cilat kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në Zvërnec. Sipas Luarasit ndonëse ka qytetarë që kanë arsye reale për të protestuar, rasti për Zvërnecin nuk është i duhuri.

“Personalisht mendoj se kanë arsye për të protestuar për shumë gjëra, por kjo nuk më duket se është protesta e duhur. Të jesh 13 vite në pushtet ka kosto, ashtu si dhe ka njerëz që kanë arsye për të protestuar,” deklaroi Luarasi në emisionin “Trialog” në RTSH.

Related article  Maryland NICU Babies Get Dressed Up in Adorable Costumes to Help Celebrate Spring

Më tej deputeja u shpreh se sipas saj ekziston një keqkuptim thelbësor në lidhje me natyrën e pretendimeve në Zvërnec, të cilat ajo i cilësoi si çështje private. Teska u ndal edhe tek diferenca midis pronës publike si Sazani dhe situatës në Zvërnec.

Related article  Which woman looks the oldest? This personality test claims to reveal something about your character

“Në Zvërnec është e drejta e banorëve të kenë pretendime. Por edhe ndaj pretendimeve se u është marrë toka me mashtrime, nuk mund ta zgjidhë këtë gjë qeveria, por drejtësia,” u shpreh ajo.

Pamjet e dhunshme nga Zvërneci, ishin një pikë tjetër të cilën Luarasi e theksoi, ku sipas saj shteti ndërhyri duke shkarkuar zinxhirin e komandës së policisë së Vlorës dhe duke revokuar licencat e firmave private të sigurisë që u përfshinë në incidente.

Related article  Proposed changes to draft policy spark public debate in the United States

“Jemi në momentin që duhet të shmangim emocionet dhe të shohim me vëmendje. Kemi një organizim të mirë organizuar për protestën dhe të superfinancuar,” shtoi më tejj ajo, duke përfunduar me deklaratën se sipas saj protestat kundër qeverisë janë legjitime në një demokraci, por ato duhet të bazohen mbi fakte dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur përzierjen e çështjeve civile me ato politike.

Published inNEWS