Skip to content

3 ditët e ‘ferrit’ që na presin! Ja kur nis ulja e temperaturave

Që prej së premtes, në Shqipëri ka nisur një valë treditore të nxehti, me temperatura që arrijnë deri në 40°C.

Vetëm nga e marta e javës së ardhshme pritet një ulje e temperaturave në të gjithë territorin e vendit, e shoqëruar me shtim të vranësirave në juglindje, ku mund të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Related article  Anulloni plazhin këtë fundjavë/ Moti merr kthesën e papritur, priten shtrëngata ditën e…

Siç bën me dije meteorologia Tanja Porja, moti do të vijojë të dominohet nga kthjellimet, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare. Temperaturat minimale do të zbresin në 17°C në zonat malore, ndërsa në bregdet nuk do të bien nën 25°C.

Related article  Skena te pabesueshme ne plazh/ Çanta e mbushur plot me euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

Vranësirat do të jenë kalimtare në juglindje dhe më të qëndrueshme në zonat lindore. Vetëm në ditët e para të korrikut pritet një freskim i motit, i shoqëruar me një rënie prej rreth 3 gradësh të temperaturave.

Related article  Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja që tronditi qytetin e Shkodrës

Vranësira do të ketë të dielën dhe të hënën, por mundësia për reshje mbetet thuajse zero.

Published inNEWS