E FUNDIT – Pas 24 ore proteste masive, Edi Rama kthen ‘timonin’ per Zvernecin (VENDIMI I FUNDIT)

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar qëndrim brenda pak orësh lidhur me projektin e debatueshëm në Zvërnec, i cili ka nxitur reagime të forta nga banorët dhe aktivistët.

Vetëm një ditë më parë, Rama deklaroi se nëse qytetarët nuk e duan projektin, atëherë ai mund të mos realizohet, duke u përpjekur të shfaqej i hapur ndaj dialogut dhe shqetësimeve të komunitetit.

Related article  Durrës/ Çifti bën s**s në ballkonin e hotelit luksoz

Por një ditë më pas, kreu i qeverisë përdori një ton krejt tjetër. “Sa të jem unë, nuk ka shans”, u shpreh Rama, duke lënë të kuptohet se kundërshtimet ndaj projektit nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tij.

Related article  Stuhi e fuqishme në vend, përmbytet një pjesë e shëtitores

Ndërkohë, këtë të hënë ka nisur protesta e tretë kundër projektit në Zvërnec. Qytetarë, aktivistë janë mbledhur sërish për të shprehur kundërshtimin e tyre, duke kërkuar transparencë dhe ndalimin e projektit që, sipas tyre, cenon interesin publik dhe pasuritë natyrore të zonës.

Related article  E dhimbshme sa s’ka më! Ky është i riu qe nderroi jete tragjikisht

Protesta vjen vetëm pak ditë pas përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara në terren, ndërsa kundërshtimi ndaj projektit duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.