Skip to content

Fitoi “BBVK”, Driloni: Nëse ndodh diçka në Kosovë, unë i pari kthehem dhe luftoj

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Week End”, ku foli për herë të parë rreth eksperiencës së tij në këtë format. Ai tha se është ndjerë mirë që merr kaq shumë dashuri nga publikuar.

Related article  Zhani Ciko: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet film

Nuk kam parë shumë gjëra ende, më vyen edhe pak kohë të kuptoj se çka po ndodh. Vëllai më tregoi se po më duan shumë. Të marrësh kaq shumë dashuri nga publiku është ndjenjë shumë e mirë, por nuk kam pasur mundësi ta shijojë shumë”, tha Driloni.

Related article  Çfarë i çmend më shumë femrαt tek meshkυjt? Stυdimi nxjerr përgjigjen që nuk e prisnim

Fituesi i BBVK 3 foli edhe për dashurinë që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje shpreh gatishmëri që nëse ndodh diçka, ai është i pari që do të luftojë.

Kam në familje shumë njerëz që kanë qenë në UÇK dhe që kanë luftuar për Kosovën, nesër me ndodh diçka në Kosovë do isha i pari që do kthehesha dhe të luftoja, këtë e them me zemër, jo për t’u fryer”, tha ai duke shtuar:

Related article  Një “ciklon bombë” po formohet mbi Europën: Çfarë moti na pret në nëntor

“Edhe në boks hyj gjithë me UÇK, e shqiponjë, gjithmonë i kam me vete”

Published inShowbizz