Skip to content

“Egli le të merret me mua…”/ Çfarë po bëjnë Rozana dhe Gjesti bashkë?

Gjesti dhe Rozana kanë thurur një plan ndaj banorëve të “Big Brother VIP 4”, duke patur në krah të tyre edhe Eglin, e cila në ato momente nuk ishte e pranishme.

Rozana thotë që do të kapet ajo e para me Eglin dhe do i thotë ‘ti nuk merresh vesh ça thua’.

“Egli e ka kuptuar që unë po luaj, po Egli të kuptojë që edhe për ty ndonjë gjë, edhe ti me bërë diçka. Që me ua luajtur keq, kur të dalë se ua kemi luajtur, krejt shtëpinë kundër ke me pas”, i tha Gjesti këngëtares, e cila pranoi.

Related article  Gjesti i dedikon këngë Jozit pas përjashtimit: “Nuk është më…” (Video)

“Pa problem, unë i kam ca ashtu e ca kështu. Nëse do debatoj me Eglin që sonte. I them emrin tim kur debaton me Gerta Gixharin mos e përmend më, fare. Nëse do të më përmendesh ja ku më ke”, tha Rozana, duke lënë të kuptohet se si mund të nisë sherrin me Eglin.

Pjesë nga biseda:

Related article  Ngjarje e rëndë, një person humb jetën

Gjesti: Po Egli duhet me t’a përmend emrin diku

Rozana: E përmendi te banaku sot, për atë punën e fëmijëve. Emrin tim kush ka…

Gjesti: Duhet të bëjmë diçka që të na besojnë, se mund edhe të mos na besojnë

Rozana: Vjen natyrshëm

Gjesti: Egli duhet të thotë ndonjë gjë për ty

Rozana: Le të thotë ça të dojë

Gjesti: Duhet të thotë ndonjë gjë që ti pastaj të thuash ‘kurrë në jetën tënde ça ke, vjen në fytyrë se të kam besuar’. Fol ti me Eglin

Related article  “Ia kam marrë Xhenetën Gjestit”/ Harron Loredanën, Jozi flirton me Xhenetën në prapaskena

Rozana: Fol ti me Eglin se nëse më shohin me të e hëngrëm

Gjesti: Cilin person me marrë Egli pranë vetes? Kush është ai që i shpërndan krejt informacionet?

Rozana: Klajdi. Kjo gjëja duhet të nisë që sot e të fryhet nesër

Gjesti: Edhe ti duhet me fol gjithçka se ashtu është loja

Rozana: Unë nuk dua të shoh asnjërin nga këto, veç qejfi më bëhet

Published inShowbizz