Një tjetër debat ka ndodhur ditën e sotme mes Gertës dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli ishte duke bërë një sherr me Aldon dhe këtu ka ndërhyrë banorja.
Teksa Gerta po mbronte Aldon, i cili e ka dërguar në nominim të përhershëm, ajo i përmendi Eglit edhe një deklaratë që kjo e fundit ka bërë për të.
Egli iu kundërpërgjigj duke i thënë se “atë frazë e kam thënë vetëm për atë që i the një gruaje që nuk po bëhet dot nënë”.
Gerta: Më ke bërë mama dhunuese
Gerta: A e di ça do të thotë një mama që nuk ka statusin, nuk e meriton statusin
Gerta: Ti mos më shkel mua mëmësinë
Egli: Ti e ke bekimin tënd, ajo nuk e ka dhe ti si nënë kurrë nuk duhej t’a nxirrje atë fjalë nga goja. Unë që nuk jam bërë nënë edhe mund t’a them, ti që e di rëndësinë e dy bekimeve të tua, nuk mund t’a thuash kurrë
Gerta: Ç’është ajo fjalë që përdor se je edhe grua vetë, si mund t’a thuash. Unë kërkova edhe falje për keqkuptimin
Egli: Ja ku e ke Rozana Radin
Gerta: Ajo është e pafytyrë për vete, ajo hodhi betë e çunave të mi poshtë, është kriminele, ajo është katile ia kam vënë kryqin
Egli: Unë do të kisha besuar kur bëre be për fëmijët, kaq e mbyll me ty. Dhe unë atë frazë e kam thënë vetëm për atë që i the një gruaje që nuk po bëhet dot nënë
Gerta: Ti po bëhesh më keq se Rozana. Nuk jam këtu për të treguar histori. Se ajo ka atë histori spitalesh, unë kam histori tjetër dhe nuk e di fare
Egli: Nuk e di, flas për ato që dëgjoj këtu dhe vetëm këtu
Gerta: Nuk jemi këtu për të garuar për histori personale. Për histori personale jemi këtu?
Egli: E di këtë
Gerta: Kam historitë e mia të dhimbshme, e nuk kam ardhur në këtë shtëpi t’i tregoj. U bëre më e lig se Rozana
Egli: E ligë je bërë ti
