Skip to content

Nxorri sekretin e Brikenës? Vjen njoftimi! A e humbi Mateo shansin e fitores së BBVA 5?

Një bisedë e fundit mes Mateos dhe Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” ka ngritur diskutime të reja mbi vërtetësinë e afrimitetit mes Mateos dhe Brikenës.

Këto momente janë shpërndarë në rrjetet sociale nga aktori Jul Deda, i cili ka dhënë një analizë të tijën rreth situatës.

Gjatë këtij diskutimi, Miri e pyet Mateon drejtpërdrejt mbi ndjenjat e tij dhe e këshillon që të mos e lërë raportin të ftohet. Megjithatë, përgjigjja e Mateos shërbeu si një konfirmim për Mirin se e gjithë situata mund të ketë qenë thjesht në funksion të lojës. Biseda mes tyre u zhvillua konkretisht kështu:

Related article  Tjetër ngjarje fatale! Një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

Miri: “Ke rënë në dashuri?”
Mateo: “Kam ndjenja, po.”
Miri: “Ke ndjenja? Merru me atë gocën pra se iku.”
Mateo: “E fitoi ajo nominimin.”
Miri: “Aa, e ka bërë për nominim. Këta e pranojnë vetë, e ka bërë për nominim, çfarë turpi.”

Nisur nga këto pamje, Jul Deda ka publikuar komentin e tij duke e cilësuar përgjigjen e Mateos si një zbulim të pavetëdijshëm të strategjisë së Brikenës.

Related article  Të shtëna me armë zjarri në Orikum të Vlorës, plagoset 29-vjeçari

“Tani që Mateo ka ndjenja për Brikenën kjo as nuk diskutohet por problemi është shumë i sinqertë. Sinqeriteti i tepërt i Mateos nxjerr bllof Brikenën që do të thotë Mateo në një farë mënyre pranon që Brikena e ka bërë këtë gjë për nominim që do të thotë është afruar për Mateon, ka deklaruar pëlqim sa për të kaluar nominimin dhe këtë Mateo e pranon me gojën e vet.”

Related article  E rëndë! Goditen me thikë tre persona, njëra prej tyre në gjendje të rëndë

Kujtojmë se afrimiteti mes Brikenës dhe Mateos nisi të theksohej dukshëm vetëm gjatë ditëve kur ajo ishte në një nominim kokë më kokë me Gimbon.
Menjëherë pasi i mbijetoi eliminimit, ajo deklaroi se shenjat e tyre të zodiakut nuk shkojnë dhe se ai preferon të qëndrojë me të tjerë, përpara se t’i kërkonte sërish pajtim pak orë më vonë përmes gishtit të vogël në dhomën e gjumit.

Published inLajme