Skip to content

E fundit! Arrestohet ish drejtori i madh!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës, ku është arrestuar ish-drejtori i këtij institucioni, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak.

Sipas informacioneve zyrtare, Varaku dyshohet se ka shkatërruar objekte të punës brenda institucionit dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të AKU-së, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe shqetësuese në ambientet e brendshme.

Related article  ”Kush e ka hitin e verës”, Gjesti ”provokon” edhe Eglin: Të tjerëve ...

Pas përshkallëzimit të situatës, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë specialistët për Hetimin e Krimeve, të cilët e kanë arrestuar ish-drejtorin në flagrancë.

Related article  Tragjedi, përplasen 2 autobuza. Dhjetëra të vdekur

Burime policore bëjnë me dije se veprimet e tij kanë rrezikuar rendin dhe sigurinë në institucion, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Related article  Detaje tronditëse/ 34 vjeçari nuk pranonte ndarjen nga 44-vjerja me 3 fëmijë. I çoi video se do...

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të ish-drejtuesit të AKU-së në Durrës.

Published inLajme