Skip to content

E rende ne vend, humb jeten 19 vjecari

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi paraditen e 24 shkurtit, pas një përplasjeje mes një automjeti dhe një motori ku udhëtonin dy të rinjtë, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku gjendja e 19-vjeçarit u raportua kritike që në momentet e para.

Related article  Euronews nxjerr rezultatin paraprak per 15 qendra ne Vore, ja kush kryeson

Ndërsa i riu tjetër raportohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar, Gledisi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Related article  "Shk*rdhatë, u mërzite ti?", ish-truproja e Fatos Nanos tregon ca i beri në ashensor pas darkës me Berishën dhe intervistës tek Fevziu

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të dielë, më 1 mars, në orën 11:30, ku i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Related article  Tragjedi në Rrëshen, elektriçistët i ze korrenti në qendrën e votimit, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë (EMRAT)
Published inLajme