Skip to content

LAJMI I FUNDIT, Plagoset punonjesi i policise

Një aksident me disa automjete ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin nacional Shkodër–Tiranë, duke shkaktuar lëndime tek disa persona, mes tyre edhe një efektiv i Policisë së Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Personat e lënduar janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Deklarat e fortë/ Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së?

Për shkak se ndër të plagosurit është edhe një punonjës policie, hetimet nuk po kryhen nga strukturat e policisë rrugore, por janë marrë në dorë nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pritet të analizojë dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Related article  EMRAT/ Vrasja horror në Durrës, si u masakrua i moshuari me thikë dhe çekiç nga fqinji. Ja çfarë kapen kamerat

Ndërkohë, grupi hetimor po mbledh provat në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira.

Related article  Vëllai i Unikkatil u vra apo ndërroj jetë për shkaqe natyrale?! Ja çfarë thotë policia
Published inLajme