Skip to content

EMRAT/ Vrasja horror në Durrës, si u masakrua i moshuari me thikë dhe çekiç nga fqinji. Ja çfarë kapen kamerat

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i vrarë në banesë.  Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, fqinjin e tij 39-vjeçar Fation Janina, i cili e goditi me thikë dhe çekiç.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.

Autori sipas të dhënave është konsumues alkooli dhe dyshohet që mund të ketë qenë dhe i pirë kur ka ndodhur ngjarja.

Related article  Pyet mjekun: Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?

Njoftimi i policisë

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16.

Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.

Related article  Me VIDEO - Trondit vajza: u ula për kafe në Kamëz, por ja çfarë më bëri ky burri!

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.

Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.

Related article  “I kërkova të ulej në tokë, por më tha ‘gjuaj’”/ Vrasja e kambistit, Dumani: Unë mora 17-20 milion lekë, ndërsa të tjerët…

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Published inLajme