Skip to content

Sherri tek ‘Delijorgji’, ja kush është TikTok-erja që ‘masakroi’ me thikë dy motrat (Emrat)

Detaje të reja në mësuar nga sherri mes disa vajzave në kompleksin Delijorgji në Tiranë. U raportua se  e gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë, ku dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendjen.

Por motrat Verlaku, nuk e kanë mbyllur me kaq sherrin, pasi kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin.

Related article  VIDEO/ Gjesti dhe Egli në dush sëbashku, e pabesueshme çfarë i bëri banori

Pasi janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës.

Related article  Tragjedi në det, ka humbje jete

Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.

Related article  Thethin s’e pushtoi as Turku, as Enveri, Rama nuk ka shans! Bajraku i Shalës bën thirrjen e fortë: Ndaluni ose...

Ndërsa gjithashtu mediat shkruajnë se Kasandra Cani është e njohur në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë publikon video provokuese.

Published inShowbizz