Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar se ku gabuan sot 4 kandidatët për kreun e SPAK. Sot seanca dëgjimore mori shumë kritika, sidomos sa i takon pyetje që bënte njëra prej anëtareve, e cila i pyeti të gjithë që si do të vepronin nëse ajo do u shkonte në zyrë dhe do u kërkonte një nder.
Në “Top Story”, Grida Duma deklaroi se vetë amerikanët në trajnimet që bëjnë këshillojnë të bëhen të tilla pyetje. Por sipas Karamuços, prokurorët nuk u përgjigjën siç këshillojnë amerikanët.
“Ata harruan të deklaronin atë që ja u mësojnë amerikanët në çdo trajnim. Të thoshin që këtë ndërhyrje që më kërkon ti unë duhet ta raportoj. Këtu gabuan të gjithë këta.
Nuk e thanë sepse ligji të detyron ta raportosh. Dumani e ka pasur në majë të gjuhës kur i është kërkuar informacion dhe thoshte stop, nuk ma lejon ligji. Braho bëri mirë që e nxorri atë gotë se nuk pihet me shishe në institucion. Nuk e di pse nuk kishin vënë një gotë”, tha ai.
