Skip to content

E rëndë në Tiranë/ Një burrë hidhet nga lartësia e ndërtesës, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në afërsi të TEG-ut, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Related article  I moshuari nga Elbasani do t'ju prekë shpirtin: E kapa gruan me tjetrin në shtëpi, por ja çfarë më bënë fëmijët

Blutë e kryeqytetit raportojnë se nga hetimet paraprake rezulton se viktima vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Related article  'Edi ngriti dolli për... ' Të pathënat e dasmës së Sorosit dhe pse Rama e mbajti të fshehtë pjesëmarrjen

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Published inLajme