Skip to content

Aksident i rëndë në Vlorë, automjeti përplaset me motorin, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e Lumit të Vlorës.

Një automjet është përplasur me një mjet motorik.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, ndërsa për shkak të aksidentit, raportohet se një person ka humbur jetën.

Related article  Si Tom Doshi mori vota me pak, por deputete me shume se partite e reja

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Related article  Selin shp*rthen ndaj Juelës: Ia ke futur në gojë, debati i plote

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.

Related article  E rëndë në Klos, 61 vjeçari gjendet pa jetë në minierë
Published inLajme