Skip to content

E rëndë në Klos, 61 vjeçari gjendet pa jetë në minierë

Në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se më datë 03.10.2025, rreth orës 11:30, shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në galerinë nr. 5 të një subjekti minerar, ku është konstatuar nga punëtorët e tjerë pa ndjenja dhe më pas ka humbur jetën.

Related article  Krisja e parë brenda administratës së Trump? Kash Patel u kërkon punonjësve të FBI-së të injorojnë kërkesën e Elon Musk për të

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me aksident gjatë punës, dhe paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Related article  'Alo, babi ka vdekur...!' Tragjedi ne Tirane, burri gjendet i vrare, i biri telefonon policine

Trupi i 61-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.

Related article  Rozana donte ti merrte burrin! Sh*rri me gr*shta i Rozit me Rezarta Shkurten per nipin e Enver Hoxhes! Si e pesoi...
Published inLajme