Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën sapo doli nga klinika dentare
Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.
Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.
Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.
Policia ka proceduar penalisht dentistin që i kreu ndërhyrjen në dhëmbë, 59-vjeçarit i cili ndërroi jetë sapo doli nga klinika.
Dentisti është proceduar në gjendje të lirë për neglizhencë në trajtim mjekësor. Ndërkohë i ndjeri dyshohet se humbi jetën nga një infarkt.
59-vjeçari me iniciale Sh. D., nga fshati Progër i Devollit, mësohet se kishte shkuar në klinikë pasditen e së hënës (18 Gusht) së bashku me dy djemtë dhe të afërm.
Pas kryerjes së një mbushjeje dentare, ai është ankuar disa herë duke thënë “s’jam mirë”, e më pas ka humbur ndjenjat.
Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit për të analizuar procedurat e ndjekura gjatë trajtimit.
Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet shkaku i vdekjes.
Ndërkohë, familjarët e 59-vjeçarit, në një reagim për mediat jashtë kamerave, janë shprehur se nuk kanë pretendime për rastin, duke theksuar se vdekja ka qenë natyrale dhe ka përkuar rastësisht pas trajtimit dentar.