Skip to content

U arrestua së bashku me të vëllain, gjykata merr vendimin, ja si reagon Meriton Mjekiqi (FOTO)

Muajin e kaluar, emri i moderatorit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi, u përfol gjerësisht në media pas arrestimit të tij lidhur me një përleshje fizike, ku viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Related article  Habit Egli/ Gjestit : “Më tradhto, mjafton të më *** çdo darkë, të më…” A ke fuqi (VIDEO)

Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga masa e arrestit. Përmes një postimi në Instagram Story, ai njoftoi opinionin publik, miqtë dhe familjarët për vendimin e gjykatës.

Related article  E BUJSHME, PD shpeton Ballukun nga arrestimi para Vitit te Ri, urdhri i Berishes njesoj si me Avokatin e Popullit

“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar ai.

Related article  STARTON SOT! Këngëtarë, modele dhe gazetarë, LISTA E PLOTE e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Në postim, Mjekiqi shihet pranë avokatëve të tij, duke dhënë mesazhe falënderimi, për të gjithë ata që e përkrahën gjatë kësaj kohe.

Published inShowbizz