Partia Demokratike ka bere serish nje hap fals ne levizjen e saj politike, ashtu sic veproi me urdhrin per dhenien e firmave per Endri Shabanin si kandidat per Avokat te Popullit, nje loje e Rames, ku Berisha me shoke rane pre e saj.
Kete here duket se gomarlleku eshte edhe me i madh, pasi duket se po shpetojne Ballukun nga arrestimi para vitit te ri, duke i plotesuar pikerisht deshiren Rames per te realizuar edhe detyrat e fundit.
Konkretisht, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur sot një dakordësi për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Duket se pas këtij vendimi, mbetet të përcaktohet një datë e re për mbledhjen e radhës.
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është se SPAK ka bërë të ditur se avokati i Ballukut mund të njihet me provat e siguruara nga Prokuroria, përmes një USB-je, për t’u siguruar që mbrojtja të ketë mundësinë të shikojë materialet dhe të përgatitet për një reagim të mundshëm.
Por cfare do te thote shtyrja e ketij vendimi. Kjo eshte nje loje pikerisht i Rames, i cili po tenton te shtyje sa me shume Ballukun ne detyre, per te hedhur firmen per bastin e jetes.
Fillimisht u be pazari me Gjykaten Kushtetuese, ku u dha nje vendim absurd per pezullimin e vendimit te GJKKO per pezullimin e Ballukut nga detyra deri me 22 janar, pra pak me shume se nje muaj kohe qe ajo te hedhe firmen qe kerkon Edi Rama.
Por menjehere SPAK kerkoi heqjen e mandatit te saj per t’i hapur rruge hetimit, pasi po priste pikerisht kete loje te Rames, qe e kishte kuptuar prej kohesh, por qe duket paska edhe mbeshtetjen e Berishes.
Ne keto kushte, Berisha u bashkua me Ramen dhe e shtyne serish shkarkimin dhe arrestimin e saj, nderkohe qe nje opozite e forte do te kerkonte medoemos te jepej sa me shpejt vendimi i komisionit te mandateve dhe jo te pranonte shtyrjen ne nje mbledhje tjeter.
Por pse po behet gjithe kjo lufte per Belinda Ballukun. Jo pikerisht per te, por per firmen e saj ne nje dosje ku askush nuk guxon te firmose per te plotesuar deshiren e Edi Rames, nje dosje qe se fundmi i hengri koken dhe nje zevendesministri te rendesishem. Detaje te tjera do te botohen ne vijim….
