Autoritetet doganore shqiptare kanë përcaktuar rregulla të qarta për udhëtarët që hyjnë në vend, duke lejuar sjelljen e mallrave për përdorim vetjak ose si dhurata pa paguar taksa doganore. Këto kufij janë vendosur në bazë të vlerës së mallrave dhe moshës së udhëtarit.
Kufijtë e vlerës dhe sasisë për mallrat
- Vlera maksimale: Për udhëtarët që vijnë me makinë, limiti është 300 euro. Për ata që udhëtojnë me avion ose anije, limiti ngrihet në 430 euro. Për të miturit nën 15 vjeç, kufiri është 150 euro.
- Duhan dhe pije alkoolike: Udhëtarët mund të sjellin deri në 200 cigare ose një sasi ekuivalente me puro, cigarillo apo duhan. Për pijet alkoolike, limiti është 1 litër pije me mbi 22% alkool ose 2 litra pije me nën 22% alkool, së bashku me 2 litra verë dhe 10 litra birrë. Këto përjashtime nuk vlejnë për personat nën 17 vjeç.
- Kafe: Lejohen deri në 3 kilogramë kafe për përdorim personal.
Nëse mallrat e sjella tejkalojnë vlerën ose sasinë e lejuar, udhëtarët janë të detyruar t’i deklarojnë ato në doganë. Mosdeklarimi mund të sjellë pasoja ligjore. Autoritetet doganore kanë të drejtën të kontrollojnë bagazhet dhe mallrat në çdo moment për të siguruar respektimin e ligjit.