Skip to content

“Kam plan që…” Bleona Qereti shpjegon a do hyjë në Big Brother VIP

Kohët e fundit, lajmi që këngëtarja e njohur Bleona Qereti mund të bëhet pjesë e Big Brother VIP 4 ka bërë xhiron e mediave duke ngjallur entuziazëm të madh në publik. Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe. Bleona ka konfirmuar për “RevistaWHO” se nuk do të jetë pjesë e “BBV4”.

“Nuk ka shans!” ka thënë këngëtarja pasi u pyet nëse do të bëhej pjesë e formatit. Kujtojmë se disa muaj më parë Bleona publikoi këngën “Stani”, këngë që numëron më shumë se 10 milionë klikime në “Youtube”.

Related article  Nuk është Ajola/ Ja kush ishte personi parë që vizitoi Erjon Veliaj në burg. I përfshirë në…

Artistja e njohur Bleona Qereti në një intervistë të fundit televizive përveçse foli për planet e saj në fushën profesionale, zbuloi edhe disa të reja për jetën personale.

Teksa theksoi se prindërit ishin duke e ndjekur intervistën, Bleona tha se martesa dhe të pasurit fëmijë janë në planet e së ardhmes.

Related article  FOTO/ Më të lumtur se kaq nuk e kishim parë kurrë, Parashqevisë i xixëllojnë sytë mes shqiptarëve

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti”, tha Bleona.

Related article  Nga Endrit Braimllari te Iris Luarasi, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Më tej, ajo nënvizoi se do t’i kushtojë më shumë vëmendje jetës private.“Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona.

Published inLajmeShowbizz