Pas publikimit të pamjeve në rrjet, ka reaguar edhe vajza, protagoniste e videos, e cila tregon versionin e saj të ngjarjes.
“Unë isha në radhë. Para meje kisha një zotëri që kishte shumë ushqime. Ai më tha mua duke qenë se ke pak gjëra kalo t’i para meje.
Kalova, isha unë e para, ky zotëria i dyti dhe një vajzë tjetër. Pastaj erdhën dy gra, kjo që zihem unë dhe një tjetër që kishte marrë ca birra në duar.
Më tha t’i vendos aty dhe i thashë ok. Pastaj më ofendoi tha “ç’paske qenë ti moj një lav*re”. I thashë ç’paskeni qenë ju plakat, keni marrë për kot. Pastraj ndodhi ajo që shikohet.”
View this post on Instagram