Skip to content

“Moj plakaruqe të q* motrën”, plas sherri mes vajzës së re dhe të moshuarës në market

Një incident është regjistruar ditën e sotme në një supermarket, ku një vajzë e re është përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike me një çift të moshuar, burrë dhe grua.

Dëshmitari që ka filmuar ngjarjen ka shpjeguar për JOQ se konflikti nisi kur gruaja e moshuar ka hyrë pa radhë te kasa, duke shkaktuar irritimin e vajzës.

“E reja debaton me një të moshuar. Vetëm kaq filmova. Me aq sa kuptova unë e moshuara kishte hyrë pa radhë dhe kjo se kishte lejuar. E kishte ofenduar vajzën, pasi dëgjova që kjo vajza i thoshte: ”Mirë që futesh pa radhë por më thua edhe la*ire dhe më pas nisi ta qëllojë duke e sharë. Vajza ishte klientë.” – shkruan denoncuesi.

Ndërkohë, në video vajza dëgjohet të thotë: “Ka pak burra që vijnë këtu. Plakë e shpifur. Keni marrë kot ju. E çmendur. Mbaj burrin aty, moj plakaruqë e dreqit.”.

Videoja nuk tregon gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Dëshmitari ka filmuar vetëm pjesën e përplasjeve, dhe deri tani nuk ka informacione të tjera të plota mbi shkakun e konfliktit.

SHIKO VIDEON

Published inLajme