Skip to content

Dalin pamjet e frikshme te tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Paralajmërime për cunami në Japoni dhe SHBA

Një tërmet jashtëzakonisht i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë ka goditur rajonin e Kamchatkas në Rusi në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik të madh dhe evakuime masive në disa vende të Paqësorit. Pamjet e publikuara tregojnë momentin e goditjes dhe pasojat e rënda.

Ky tërmet, i cili raportohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat përreth epiqendrës, ka ndezur alarmet për cunami nëpër shtete të ndryshme. Gjatë orëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra evakuimi për banorët e zonave bregdetare.

Sipas ministrit rajonal rus për emergjencat, Sergei Lebedev, pas tërmetit është regjistruar një cunami me lartësi nga 3 deri në 4 metra. “Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga bregdeti”, theksoi ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duke nënvizuar urgjencën e situatës.

Ky tërmet shënon një nga ngjarjet sizmike më të fuqishme të dekadave të fundit në rajon, duke vënë në gatishmëri shërbimet e emergjencës në mbarë bregdetin e Paqësorit.

Published inLajme