Skip to content

Profesor Pëllumbi: Mos paguani taksa as këste kredie, qeveria …

Profesori i njohur Pëllumb Pilinçi është rishfaqur së fundmi me mesazhe të forta, duke lëshuar këshilla për qytetarët dhe paralajmërime direkte për qeverinë, veçanërisht në këto ditë të nxehta të fund-korrikut.

Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Pilinçi i bën thirrje bizneseve të mos paguajnë asnjë taksë. Për më tepër, ai këshillon qytetarët të mos kenë asnjë besim te bankat, duke bërë përjashtim vetëm Bankën e Shqipërisë. Këto deklarata vijnë në vazhdën e misionit të tij të deklaruar për të rrëzuar qeverinë dhe për të marrë pushtetin, me kabinetin e tij qeveritar “në hije”.

Pilinçi, i cili ka theksuar se kabinetit të tij i mungojnë disa ministra “sepse janë bllokuar rrugët”, ka vazhduar takimet me mbështetësit e tij kryesisht në veri të vendit. Thirrjet e tij për mospagim taksash dhe mosbesim ndaj bankave pritet të ngjallin reagime dhe diskutime të mëtejshme në opinionin publik.

Published inLajme