Shfaqjet propagandistike dhe qesharake të drejtuesve të Policisë së Shtetit janë kthyer në normalitet në Shqipëri të paktën vitet e fundit.
Kujtoni Ardi Veliun në Komisionin e Sigurisë kur nxori videon e një nëne me pistoletë, vetëm e vetëm për të justifikuar dhunën e policisë ndaj djalit të saj minoren. Ndonëse video ishte shkëputur nga një film i nënës, Veliu përdori etiketime morale për familjen në fjalë.
Më pas ishte koha kur Gledis Nano shfaqej si kaçak me dylbi në Ksamil si për të treguar se kishte nënkontroll bregdetin e mbushur me jetski që morën edhe jetë njerëzish.
Sot radhën e kishte Ilir Proda, kreu aktual i Policisë së Shtetit, i cili u faneps… 
