Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka habitur opinionin publik me një rrëfim të pazakontë e të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim të gjatë dhe me tone therëse në rrjetet sociale, Paloka pranon se ka gabuar për karakterin e Ramës, duke i dhënë atij një “meritë” ironike: që nuk është frikacak, por përkundrazi, një “trim i çartur”, i aftë të ngjallë urrejtje masive dhe të mos trembet aspak nga pasojat e veprimeve të tij. 
