Skip to content

Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar (EMRI)

Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë  mbrëmjen e së martës.

Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Related article  Stuhi në mes të verës! Reshjet përmbytin qytetin - Detajet

Pasditen e sotme, policia italiabne ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë.

Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.

Related article  Shumë e dhimbshme; Ndërron jetë voglushi 2 vjeçar (Foto)!

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.

Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.

Related article  Gjici ‘rikthehet fuqishëm’ pas videoskadnalit - Detajet

Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.

 

Published inLajme