Skip to content

Tiranë/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçari, pësoi tension të lartë dhe…

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar ditën e sotme në Korçë ku një 12-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se i mituri është nga fshati Pocestë ndërsa ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi. Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Related article  Zhdukja e ish-zyrtarit merr kthesë të papritur! Ai ‘bëhet i gjallë’ dhe jep dëshminë shokuese

Gazetarja Lorena Kodra raporton për News24 se ka qenë shkolla e fshatit Vashtëmi që ka njoftuar edhe ngjarjen e rëndë ndërsa nga burimet mësohet se i mituri është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.

Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur mëngjesin e sotëm hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit. Kanë qenë familjarët ata që kanë deklaruar para uniformave blu që djali i tyre ka pësuar tension të lartë dhe që ka patur herë pas here probleme shëndetësore.

Related article  Parashikimi i motit për pjesën e dytë të Gushtit, meteorologia: Surpriza në ...

Pritet në vijim të kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor.

Related article  Vendimi i papritur i Trump për Shqipërinë, flet Berisha: Ju zbuloj se arsyeja është ...

Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella  dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.

 

Published inLajme