Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë.
Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 asi vitin më të keq.
“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.
Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ku ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë”, tha moderatorja!
Lexo edhe: “Top Channel u mori yllin”- Deklarata e Ledionit për Gjestin, Olsa Muhameti e gozhdon
“Top Channel e kap i pari” – Deklarata e Ledion Liços për hyrjen e Gjestit në Big Brother VIP Albania ka ngjallur reagime dhe ironi. Gjatë prezantimit të surprizës së natës, Ledioni bëri një koment që nuk kaloi pa u vënë re.
“Meqenëse Top Channel i kap gjithmonë i pari, shkojmë në dhomën e rrëfimit aty ku na pret Gjesti,” tha ai, duke nënvizuar ekskluzivitetin e momentit.
Por kjo deklaratë nuk i shpëtoi syrit të Olsa Muhametit, autore e Big Brother VIP Kosova, e cila reagoi në mënyrë ironike përmes një postimi në InstaStory.
Ajo ndau një foto nga puntata e fundit e Big Brother VIP Kosova, ku shfaqeshin Driloni dhe Gjesti, duke kujtuar që Gjesti ishte tashmë pjesë e spektaklit kosovar.
“Faleminderit për shikueshmërinë rekord. 1.7 milionë pa bërë 24 orë,” shkroi Olsa, duke theksuar suksesin e programit në Klan Kosova dhe duke hedhur një thumb ndaj deklaratës së Ledionit.

